Të paktën 29 persona janë plagosur në një shpërthim në lagjen Chelsea të New York City, thonë zyrtarët e qytetit.
Shpërthimi ka ndodhur të shtunën mbrëma, shkaqet e të cilit ende nuk dihen. Kryetari i New Yorkut, këtë e përshkroi si të qëllimshme, po që nuk ka të bëjë me terrorizëm, njofton BBC.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, vetëm kanë pësuar lëndime të vogla trupore, nga qelqi./Insajderi.com