Shpërthimet në ditën e Pashkëve në kisha: Mbi 137 të vdekur

Shpërthimet në ditën e Pashkëve në kisha: Mbi 137 të vdekur

Më shumë se 137 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 të plagosur, pas shpërthimeve të koordinuara të bombave, të cilat goditën një numër hotelesh dhe kishash në Sri Lanka të dielën në ditën e Pashkëve, shkruan CNN, përcjell Insajderi.

Shpërthimet raportohet se kanë ndodhur në Negombo, Batticalo dhe kryeqytetin Colombo. Shpërthimet ndodhën pikërisht në ditën e Pashkëve, të paktën tri hotele dhe tri kisha kanë qenë cak i sulmeve.

Trupat e të vdekurve janë marrë në spitalin kombëtar Colombo, sipas burimeve të spitalit. Shumica e të lënduarve gjithashtu u morën atje, thanë zyrtarët e spitalit.

Ka pasur “shumë viktima që përfshijnë të huajt”, ka shkruar në Twitter përfaqësuesi i Sri Lankës, Harsha de Silva./Insajderi.com