
Shpërthimi që ndodhi sot rreth 18:00 në Beirut, ka tronditur gjithë shtetin e Lebanon-it.
Daily Mail raporton se ky shpërthim është dëgjuar 240 kilometra përreth, duke kaluar kufijtë, deri tek shteti i Qipros, transmeton Insajderi.
Gjithashtu raportohet se spitalet e Beirut-it, tanimë janë mbushur dhe nuk ka më vende për të lënduarit, të cilët po transportohen nëpër spitalet e qyteteve tjera. Autoritet kanë kërkuar ndihmë në transportimin e të lënduarve, pasi kapacitetet e shërbimeve, tanimë janë tejkaluar.
10 persona janë raportuar të vdekur, por ky numër pritet të rritet nga momenti në moment./Insajderi.com.