Shpërthimi në Zagreb, policia konfirmon rënien e një fluturakeje dhe gjetjen e dy parashutave

Shpërthimi në Zagreb, policia konfirmon rënien e një fluturakeje dhe gjetjen e dy parashutave

Një shpërthim i madh raportohet të ketë ndodhur në Zagreb të Kroacisë rreth orës 23:00.

Ministria e Brendshme atje e ka konfirmuar rastin dhe në njoftimin e parë zyrtar bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve, raporton media kroate 24sata.

Nga ky incident nuk ka të lënduar vetëm disa dëme materiale në veturat e parkuara afër.

Policia ka konfirmuar se ka rënë një luftarake dhe janë gjetur dy parashuta, kjo pasi është dëgjuar një shpërthim dhe është hapur një krater.

Njoftimi i policisë:

“Sonte (10 mars 2022) pas orës 23:00, Drejtoria e Policisë së Zagrebit ka marrë disa raportime nga qytetarët se kanë ndjerë një shpërthim në zonën e gjerë të Jarunit, të cilit i ka paraprirë rënia e objektit nga ajri.

Patrullat policore kanë shkuar menjëherë në vendin e denoncimit dhe kanë konstatuar një krater në sipërfaqen e gjelbëruar në rrugën Jarunska bb, ndërsa në zonën e gjerë kanë gjetur dy parashuta, për të cilat edhe më herët kemi marrë denoncime nga qytetarët. Punonjësit e policisë kanë siguruar një zonë më të ngushtë dhe më të gjerë të vendit të ngjarjes ku po kryhet hetimi, me pjesëmarrjen e të gjitha shërbimeve përkatëse.

Policia deri më tani nuk ka raportime për të lënduar në zonën më të gjerë të vendit të ngjarjes. Disa automjete të parkuara janë dëmtuar. Gjithashtu, në terren ekipet e policisë janë të specializuara për trajtimin dhe reagimin ndaj kësaj lloj ngjarjeje dhe për momentin nuk ka asnjë arsye që qytetarët të jenë të mërzitur”./Insajderi.com