Shprëndarësi 89 vjeçar  i picave merr ‘bakshish’ prej 12 mijë dollarë nga familja e TikTok

Shprëndarësi 89 vjeçar  i picave merr ‘bakshish’ prej 12 mijë dollarë nga familja e TikTok

Një burri 89 vjeçar që shprëndan pica i ndryshoi jeta kur mori një befasi nga një prej klientëve të tij të rregulltë, një bakshish 12.000 dollarësh.

Derlin Newey nuk mund të besonte kur të martën në mëngjes familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së tij në Utah.

“Unë kurrë nuk do të mund të ju falenderoj sa duhet. Nuk e di çfarë të them” tha Newey përderisa po i rridhnin lotë gëzimi.

Newey shprëndan pica për kompaninë Papa John për 30 orë gjatë javës. Ai tregoi për KSL që ai nisi këtë punë pasi e kuptoi që nuk mund të jetonte prej pensionit të tij.

Përpos shprëndarjes së picave Newey është një yll në ngritje i Tiktok duke ju falenderuar disa konsumatorëve besnikë të cilët ishin inspiruar nga mirësjellja e tij.

Familja Valdez gjithmonë e kërkonte Newey për të ju sjellë picat dhe i xhironin vizitat e tij, e më pas videot i publikonin në TikTok, në @vendingheads.

Kur u bënë 53.000 ndjekës, ata shpesh pyetën se pse Newey shprëndante pica në moshën e tij. Familja u pajtua që ai nuk duhej të punon aq shumë dhe vendosi të përdorë platformën për të bërë një vepër të mirë.

Ata kërkuan prej ndjekësve të bëjnë donacione për të ndihmuar Newey dhe shumë shpejt arritën të mbledhin 12.000 dollarë. Ata këtë shumë e prezentuan me një  çek të nënshkruar si “Familja e Tik Tok”.

Edhepse Newey nuk e kuptonte TikTok ai ishte shumë mirënjohës për bekimin e papritur.

“Ai kishte nevojë për këtë. Jam e lumtur që mund ta ndihmojnmë,” tha Valdez. “Ne duhemi të trajtojmë njerëzit me respekt dhe mirësjellje sikur bën ai. Newey na hyri në zemër”./Insajderi.com