Kosova U-21 ka siguruar një miqësore në datën 26 mars atje ku do të përballet me Katarin në kryeqytetin Doha, njofton Insajderi.
Një marrëveshje e arritur në saje të Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy Federatave.
Nga ana tjetër kjo do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin e ri të Kosovës U-21, gjermanin Michael Nees, që të njihet me organikën e futbollistëve. Në këtë grumbullim do të jenë të gjithë lojtarët e gjeneratës 2000/2001.
Kjo do të shërbejë për t’u përgatitur sa i përket kualifikueseve të Europianit 2023, ku në të njëjtin grup gjendet edhe Shqipëria. Por këtë herë Alban Bushi dhe Shpresat ‘kuqezi’ do të gjejnë ‘dardanët’ me një fytyrë tjetër pasi nuk është më trajner Rafet Prekazi. /Insajderi.com