Shqipëri – Uells, shënohet goli i parë në ndeshje [Video]

Shqipëri – Uells, shënohet goli i parë në ndeshje [Video]

Kombëtarja e Shqipërisë po e zhvillon miqësoren ndaj Uellsit në “Elbasan Arena”.

Shqipëria ka kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e realizuar nga Bekim Balaj në minutën e 59-të me penallti, raporton Insporti.

Ndryshe, atmosfera në stadium është shumë e ftohtë.

Tribunat pothuajse janë të zbrazura, me interesimin që ka rënë dukshëm pas rezultateve negative të Kombëtares kuqezi në epokën e Cristian Panuccit.

Në stadium janë të pranishëm rreth 4000 tifozë, ku gjysma prej tyre janë uellsianë.

Kjo është ndeshja e fundit e Shqipërisë në vitin 2018.

Të shpresojmë që kuqezinjtë do ta mbyllin pozitivisht një vit shumë negativ, ku kanë shënuar vetëm një fitore.