Shqipëria barazon pa gola në transfertën në Astana

Shqipëria barazon pa gola në transfertën në Astana

Shqipëria ka barazuar në transfertën e Kazakistanit. Kjo ishte ndeshja e tretë në kuadër të grupit katër në divizionin C të Ligë së Kombeve, njofton Insjajderi.

Të përzgjedhurit e Edi Reja-s, nuk morën më shumë se një pikë si mysafir ndaj rivalëve kryesor të grupit, Kazakistanit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ashtu si i tërë takimi. Rastin më të mirë në takim e kishte sulmuesi i inkuadruar në pjesën e dytë, Seferi, dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ku humbi një mundësi të artë kur u gjend përball portierit vendas, mirëpo goditjen e tij e priti portieri kazak, pasi ishte në trupin e tij.

Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat kanë nga katër pikë të tubuara në radhitjen tabelare pas tre takimesh. Gjiron e ardhshme, Shqipëria e luan përsëri si mysafir, këtë radhë në Lituani, me 14 tetor me fillim nha ora 18:00. /Insajderi.com