Shqipëria befasohet nga Lituania, humbë me rezultat minimal

Shqipëria befasohet nga Lituania, humbë me rezultat minimal

Në ndeshjen e dytë, si vendase ndaj Lituanisë, Shqipëria ka humbur me rezultat minimal 0:1, njofton Insajderi.

Në “Air Albania”, Shqipëria befasohet nga miqtë lituanezë. Golin e vetëm për mysafirët dhe të tërë takimit, e shënoi Kazlauskas në minutën 51’ të takimit.

Gjërat për Shqipërinë u vështirësuan pas kartonit të dytë të verdhë të kapitenit Hysaj (87’).

Duhet thënë se Shqipëria gjatë tërë ndeshjes nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare.

Takimin e radhës, Shqipëria e luan në transfertë me Kazakistanin me datë 11 tetor nga ora 15:00. /Insajderi.com