Shqipëria dhe Greqia U-21 ndahen në paqe

Shqipëria dhe Greqia U-21 ndahen në paqe

Kombëtarja shqiptare nën 21-vjeç ka barazuar pa gola ndaj përfaqësueses së Greqisë U-21, në ndeshjen e zhvilluar sot në Elbasan Arena.

Përfaqësuesja shqiptare, megjithatë, zhvilloi një ndeshje të mirë dhe pati mundësitë e saj për të kaluar në avantazh por nuk i shfrytëzoi ato.

Për Shqipërinë në këtë takim u paraqitën gjashtë futbollistë më origjinë nga Kosova, pesë prej tyre të rritur në futbollin e Kosovës – Milot Rashica, Enis Gavazaj, Amir Rrahmani, Rron Broja dhe Liridon Latifi. /Insajderi.com