Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë te Andorra

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë te Andorra

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes për kualifikueset e Kupës së Botës ‘Qatar 2022’, ku Shqipëria po avancon me shifrat minimale si mysafire e Andorrës, njofton Insajderi.

Edhe pse gjatë tërë pjesës së parë mysafirët nga Ballkani kishin kontrollin e ndeshjes, goli i vetëm në fraksionin e parë të ndeshjes do të vinte katër minuta para se ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Autor i golit ishte anësori i majtë i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, i cili do të realizonte një gol të bukur volej me të majtën nga brenda zonës.

Mbrojtja dhe mesfusha te miqtë ishin në nivelin e duhur, teksa e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për pjesën ofensive të skuadrës, ku Manaj shpërdoronte raste. /Insajderi.com