Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur me fitore kampanjën kualfikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, kurse Zvicra i ka “rrëmbyer” Italisë biletën për në Katar.
Kuqezinjët kanë mposhtur Androrën, me rezultat minimal 1-0, shkruan Insajderi.com.
Skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja ishte dominuese nga minuta e parë dhe në fund arkëtuan pikët e plota me plotë meritë.
Ndërsa, Andora e zhvilloi një ndeshje të koncentruar në repartin defanziv.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi, Endri Cekici, në minutën e 73-të, nga pika e bardhë.
Me kët fitore, Shqipëria mbetet në vendin e tretë, me 16 pikë, gjashtë fitore dhe katër humbje.
Kurse, Andora mbetet në vendin e gjashtë.
Një fitore të artë ka shënuar Zvicra, e cila është kualifikuar në Kampionatin Botëror, “Katari 2022”.
Përballë Bullgarisë, skuadra zvicerane ishte superiore dhe triumfuan me rezultat 4-0.
Golat u shënuan nga Okafor, Vargas dhe Itten, kurse me dy asistime ndihmoi edhe Xherdan Shaqiri.
Në ndeshjen tjetër, Italia ka barazuar me Irlandën Veriore, me rezultat 0-0.
Me këtë rezultat, ata kanë zbritur në vendin e dytë të Grupit C dhe kualfikimin do e kërkojnë përmes play-offit.
Lidere e e këtij grupi mbetet Zvicra, me 18 pikë, ndërsa azurët kanë dy më pak.
Në ndeshjet tjera janë regjistruar këto rezultate:
Austria 4-1 Moldavia
Izraeli 3-1 Ishujt Faroe
Skocia 2-0 Danimarka
Polonia 1-2 Hungaria
San Marino 0-10 Anglia./Shqip.com