Shqipëria mposht Bjellorusinë, promovohet një divizion më lartë në Ligën e Kombeve

Shqipëria mposht Bjellorusinë, promovohet një divizion më lartë në Ligën e Kombeve

Shqipëria ka shënuar fitore me rezultat 3:2 në ndeshjen vendimtare për pozitën e parë në grup, duke mposhtur Bjellorusinë, kështu duke siguruar promovimin në divizionin B të Ligës së Kombeve, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 3:1 për Shqipërinë me dy golëshin e Cikalleshit (20’) dhe (27’) shënoi nga penalltia, ndërsa golin e tretë për Shqipërinë  e realizoi Manaj në të 44’ minutë.

Mysafirët realizuan me Sakvysh (35’) dhe Ebong (80’). Me këtë fitore, Shqipëria zyrtarisht promovohet një divizion më lartë në Ligën e Kombeve, nga divizioni C që ishte, tani ndeshjet e ardhshme për Ligën e Kombeve, do të garojë në divizionin B. /Insajderi.com