Shqipëria mposht Danimarkën në futsall

Shqipëria mposht Danimarkën në futsall

Shqipëria ka triumfuar në futsall me rezultatin 2:3 kundër Danimarkës, ku heroi ishte padyshim Selmanaj që realizoi dy gola. Ndeshja ishte e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian 2022, dhe u luajt të sot në sallën e Parkun Olimpik të Tiranës, njofton Insajderi.

‘Kuqezinjtë’ morën e parë në këto eliminatore, përballë Danimarkës, ekip me të cilin u përball vetëm një natë më parë (3 mars) po në Tiranë.

Ndeshja e kthimit u luajt në Shqipëri, pas vendimit të marrë në konsultat e vazhdueshme me UEFA-n, Federatën Daneze të Futbollit dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, për shkak të masave kufizuese të përcaktuara nga autoritetet shtetërore daneze për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si edhe karantinës së detyruar për të gjithë personat që hyjnë në Danimarkë.

NDESHJA- Një përballje e luftuar nga të dyja skuadrat, me një pjesë të parë të dominuar nga ekipi kombëtar shqiptar me disa raste shumë të mira për gol dy prej të cilëve arritën të realizoheshin.

Avantazhin e gjeti Selmanaj në minutën e 10-të pas një topi të bukur nga Halimi dhe dy minuta më vonë ishte ky i fundit që dyfishoi rezultatin, duke i dërguar shifrat 0-2 në favor të ‘kuqezinjve’. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, në minutën e 29-të, Selmanaj shkund sërish rrjetën e danezëve, duke trefishuar rezultatin për Shqipërinë.

Në minutën e 33-të, danezët shkurtuan rezultatin me Falk, ndërsa shtatë minuta më vonë është Hansen, ai i cili dyfishon shifrat për Danimarkën, por pa ndryshuar fatin e lojës. /Insajderi.com