Shqipëria mposhtet në Luksemburg

Shqipëria mposhtet në Luksemburg

Kombëtarja shqiptare është mposhtur nga Luksemburgu me rezultat 2 me 1, në ndeshjen miqësore që u zhvillua sot në Luksemburg.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa asnjë gol të shënuar, edhe pse Shqipëria krijoi disa raste për shënim, raporton Insajderi.

Por, tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kombëtarja kuqezi kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Odise Roshi (53′).

Ndërsa, Luksemburgu u kthye me dy gola për 12 minuta. David Turpel shënoi në minutën e 63-të për 1 me 1, ndërsa Kevin Malget në të 75-ën realizoi për fitoren e Luksemburgut.