Shqipëria nis me fanellë të re kualifikimet në ‘Euro 2020’

Shqipëria nis me fanellë të re kualifikimet në ‘Euro 2020’

Mbrëmjen e djeshme janë prezantuar fanellat e reja të ekipit kombëtar të futbollit, me të cilat Shqipëria do të përfaqësohet gjatë eliminatoreve të vlefshme për Euro 2020, fanella që janë dizenjuar nga sponsori teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, “Macron”.

Si zakonisht, fanella e parë e skuadrës do të jetë ajo kuqezi, njëjtë si flamuri kombëtar. Fanella do të jetë e kuqe dhe në gjoks do të jetë një grafikë e lehtë që nënkupton shqiponjën, ndërsa pantallonat e shkurtra do të jenë të zeza.

Fanella e dytë do të jetë krejtësisht e bardhë, ndërsa e treta krejtësisht e zezë me të njëjtën grafikë si në rastin e fanellës së parë. Ndërkohë që fanella e portierit do të jetë e gjelbër.

Foto: Fanellat e reja të kombëtares së Shqipërisë