Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen e tretë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, njofton Insajderi.
Kundërshtari i radhës i ekipit kombëtar shqiptar është Kazakistani.
Kuqezinjtë kanë fluturuar të premten drejt Kazakistanit në një fluturim të mundimshëm ku bënë më shumë se gjashtë orë.
Gjithsesi skuadra ka pushuar mirë dhe tani sot do të zbres në fushë nga ora 15:00.
‘Shqiponjat’ synojnë të marrin tri pikët nga ky udhëtim i vështirë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ruanin pozitën e parë në grup.
Trajneri Edi Reja pritet që në këtë ndeshje të hedhë në fushë disa debutues si Marash Kumbulla, Kallaku dhe Armando Broja.
Në portë, Etrit Berisha do të jetë edhe kapiteni i Kombëtares, si ndër ata me më shumë ndeshje si kuqezi. Përpara tij, krahas Gjimshitit dhe Dermakut, pritet të vendoset edhe Kumbulla. nga krahët, Lenjani nga e djathta dhe Trashi nga e majta, janë më të mundshmit.
Për këtë dilemë, mund të vendoset edhe që Lenjani të luajë nga e majta dhe Memolla djathtas. Në mesfushë, Bare dhe Abrashi do të kenë Kallakun në krah. Ky i fundit, mund të luaj edhe përpara për të shndërruar rreshtimin në 3-4-1-2.
Në sulm, Armando Broja pritet të debutojë përkrah Rei Manajt./Insajderi.com