Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbje ndaj Republikës Çeke me rezultat 3-1, shkruan Insajderi.
“Kuq e zinjët” e nisën mirë takimin, pasi ushtronin presion te vendasit vazhdimisht.
Derisa Patrik Schick shënoi në minutën e 18-të për t’i dhënë epërsinë fillestare çekëve.
Ky gol ndryshoi rrjedhën e lojës pasi të dy skuadrat zhvilluan lojë më të hapur.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Sokol Cikalleshi shënon gol spektakolarë nga pothuajse 30 metra largësi, për të barazuar rezultatin.
Pjesa e dytë e takimit u karakterizua me lojë më të hapur nga të dyja skuadrat.
Derisa vendasit kaluan në epërsi në minutën e 68-të përmes Lukas Masopust.
Pas këtij goli ekipi kombëtar shqiptar mundohej të gjente golin e barazimit përmes rasteve që krijonin, por nuk kishin sukses.
Një minutë pa përfunduar takimi, Ondrej Celustka shënoi golin e tretë të takimit për t’i vulosur fitoren Republikës Çeke.
Pas kësaj ndeshje Kombëtarja shqiptare përfundon vazhdën e ndeshjeve miqësore.
Ndeshjen e radhës ata do ta luajnë kundër Polonisë më dy shtator në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror 2022./insajderi.com