Shqipëria pëson humbje në Tiranë nga Anglia

Shqipëria pëson humbje në Tiranë nga Anglia

Anglia e fortë për Shqipërinë, “tre luanët” arritën të mposhtnin me rezultatin 0-2, ‘kuqezinjtë’ e Edi Rejës, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, ndeshje që u zhvillua në “Air Albania”, njofton Insajderi.

Shansin e parë të artë e patën nikoqirët, me anë të Uzunit, i cili nuk arriti të shënonte, teksa i vetëm përballë portierit Pope, e dërgoi topin mbi kuadrat.

Më pas pjesën më të madhe të ndeshjes e patën nën kontroll anglezët që realizuan fillimisht me anë të Kane në minutën e 38-të, i cili goditi saktë me kokë brenda zonës. Për të vulosur fitoren mendoi futbollisti i Chelseat, Mount, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të Gjimshitit, duke mposhtur Berishën.

Vlen të theksohet fakti se më këtë triumf, Anglia u ngjit në kuotën e gjashtë pikëve, ndërkohë që Shqipëria do të luajë pas tre ditësh me San Marinon në transfertë. /Insajderi.com