
Shqipëria e fillon sonte rrugëtimin e ri të saj në Ligën e Kombeve, me përballjen në udhëtim ndaj Bjellorusisë.
Trajneri i kombëtares se Shqipërisë, ka shprehur brengën e tij për mungesat që ai i ka në fazën e mbrojtës, përfshirë Marash Kumbullën dhe Ismailin dhe dyshimet e tij mbi gatishmërinë e Laçit dhe Gjimshitit, i cili ka pasur ndeshje të shumta në pak kohë, transmeton Insajderi.
Ndërsa nga krahët e mbrojtjes, kapiteni Hysaj dhe Trashi janë të gatshëm dhe pritet të startojnë.
Në treshen e mesfushës, Gjasula, Bare dhe Abrashi janë më të mundshmit për të startuar, ndërsa në sulm, pritet që të startojnë Cikalleshi dhe Manaj./Insajderi.com.