
Shqipëria luan sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, duke pritur në “Air Albania”, Përfaqësuesen e Anglisë, transmeton Insajderi.
Për këtë ndeshje, selektori Edy Reja nuk mund të llogaritë në shërbimet e mbrojtësit Marash Kumbulla, ndërsa Odise Roshi mbetet në dyshim.
Ndërkohë Gareth Southgate do të jetë pa Marcus Rashford dhe Bucayo Sakan, të cilët u rikthyen në ekipet e tyre përkatëse për shkak të lëndimeve.
Dy Përfaqësueset gjenden në grupin I dhe që të dyja kanë marrë nga një fitore në ndeshjet e para kualifikuese. Kuqezinjtë kanë mundur 1:0 Andorrën, kurse Anglia e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 San Marinon. /Insajderi.com