
Lokomotiva e Zagrebit është duke udhëhequr me shifrat 1-0 në takimin kundër Rijekës, njofton Insajderi.
Rezultati është zhbllokuar në minutë e 11-të nga ish-lojtari i Teutës, Sherif Kallaku. Skuadra kroate ka rigjetur sërish shqiptarët, të cilët mbajnë autorësinë e këtij goli të shënuar.
Pas një harkimi të gjatë të topit, ishte Cokaj ai që i gjendur në zonë zgjedh të shërbejë me kokë për shokët e skuadrës. Njëri prej lojtarëve kroat nuk koordinohet mirë me topin dhe humb shansin për të goditur. Mundësia më pas i shkon e gjitha Sherif Kallakut, i cili nuk gabon me të majtën e tij për ta ndalur topin në rrjetë. /Insajderi.com