Shtënie me armë tek Shtëpia e Bardhë – Trump’it i ndërpritet me urgjencë konferenca

Shtënie me armë tek Shtëpia e Bardhë – Trump’it i ndërpritet me urgjencë konferenca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është dashur ta lë konferencën për media me shpejtësi pasi u ndërpre nga një anëtar i shërbimit sekret amerikan, i cili i tregoi Trump-it se ka të shtëna me armë zjarri afër Shtëpisë së Bardhë, njofton Insajderi.

Agjenti u fut në podium derisa Trump po fliste dhe i pëshpëriti në vesh se duhet ta ndërpresë.

Trump dëgjohet në video tek thotë “oh”, dhe “çfarë po ndodhë”, derisa po linte dhomën.

Shtëpia e Bardhë u mbyll menjëherë derisa incidenti nuk u qartësua.

Presidenti amerikan u kthye nëntë minuta më vonë për të treguar se situata është nën kontroll dhe se një person është qëlluar.

Shërbimi sekret amerikan e ka konfirmuar më pas incidentin.

“Thuhet se “një person mashkull dhe një oficer i shërbimit sekret, janë dërguar në spital”, dhe shtohet se “gjatë kësaj kohe në asnjë formë personeli i Shtëpisë së Bardhë nuk ka qenë i rrezikuar”.

Trump u tha gazetarëve se nga informatat që i ka ai, shërbimi sekret e ka qëlluar një të dyshuar që ishte i armatosur “nga ajo që mora vesh unë”.

“Mbase nuk ka pasur lidhje me mua fare”, tha Trump.

Trump u pyet nga një gazetar se “a jeni i shqetësuar nga ky rast”.

“A të dukem i shqetësuar?”, pyeti Trump, duke nënkuptuar se nuk e ka shqetësuar ky rast dhe se e kupton se këto gjëra ndodhin./Insajderi.com