Shtëpia e bardhë akuzon Dr Fauci që po bën lojëra politike

Shtëpia e bardhë akuzon Dr Fauci që po bën lojëra politike

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive Anthony Fauci se ka luajtur politikë disa ditë para zgjedhjeve në një intervistë rreth pandemisë Covid 19.

Dr Fauci i tha Washington Post se SH.B.A. është duke shkaktuar një “dëm të tërë”.

Ai gjithashtu vlersoi se si Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij Demokrat, Joe Biden, po i qasen pandemisë.

SH.B.A. ka shënuar më shumë vdekje dhe raste se çdo vend tjetër.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, vdekjet në SH.B.A. tani kanë kaluar 230,000, ndërsa më shumë se nëntë milion raste janë regjistruar.

Në intervistën e tij Dr. Fauci paralajmëroi se “të gjithë yjet janë vendosur në vendin e gabuar ndërsa hyjmë në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, m e njerëzit që mblidhen në shtëpi brenda”.

“Ne nuk mund të ishim në pozicion më të dobët se sa që jemi tash,” tha ai.

Kur u pyet për qasjet e dy kandidatëve presidencialë, Dr Fauci tha se Z. Biden ishte “duke e marrë atë seriozisht nga perspektiva e shëndetit publik”, ndërsa Z. Trump ishte “duke e parë atë nga një këndvështrim tjetër … ekonomia dhe rihapja e vendit”./Insajderi.com

BBC News