Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njoftuar planet e saj për të ndarë 25 milionë doza të vaksinës anti-COVID në botë, transmeton insajderi.
75 përqind e dozave do të shkojnë në programin global të ndarjes së vaksinave COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për shtetet aleate dhe parterët.
Nga 25 milionë doza, Shtëpia e Bardhë thotë se rreth 19 milion do të shkojnë në COVAX, afërsisht gjashtë milionë për Amerikën Latine dhe Karaibet, shtatë milionë për Azinë dhe pesë milionë për Afrikën.
Pjesa e mbetur prej 25 përqind do të mbahet në rezervë për raste emergjente./insajderi.com