Shtëpia e Bardhë: Trump i gatshëm ta përtërijë bllokadën e qeverisë

Presidenti i SHBA Donald Trump është i gatshëm që përsëri të fusë bllokadë qeverisë apo të shpallë gjendje të jashtëzakonshme nëse Kongresi nuk ia miraton mjetet për mur në kufi me Meksikën, ka kumtuar Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë: Trump i gatshëm ta përtërijë bllokadën e qeverisë

Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney ka thënë për televizionin CBS se Trump nuk dëshiron që agjencitë federale të mbyllen dhe as nuk dëshiron të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, mirëpo është i gatshëm edhe për njërën edhe për tjetrën nëse kjo bëhet e domosdoshme.

“Të keni parasysh se është i gatshëm të bëjë çfarëdo që është e nevojshme për ta siguruar kufirin (me Meksikën)”, ka thënë Mulvaney.

Ai ka pretenduar se qëllimi i Trumpit është të bashkëpunojë me Kongresin, ndërsa ligji të cilin e ka nënshkruar presidenti i SHBA të premten mundëson financimin e agjencive federale vetëm deri më 15 shkurt./Insajderi.com.