Shtëpia e Cyrusit nuk i shpëtoi zjarrit në Kaliforni

Shtëpia e Cyrusit nuk i shpëtoi zjarrit në Kaliforni

Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, ishte pjesë e shumë yjeve shtëpitë e të cilëve u shkatërruan si pasojë e zjarreve në Kaliforni.

Këngëtarja në Twitter ka shkruar se është e lumtur që familja e saj dhe kafshët që mban kanë shpëtuar të gjithë.

“Tërësisht e shkatërruar nga zjarret që kanë prekur rrethin tim. Jam me fat. Kafshët shtëpiake, dhe dashuria e jetës sime shpëtuan sigurt dhe kjo vlen më së shumti tash. Shtëpia ime nuk është më, por kujtimet me familje dhe miq mbesin”, ka shkruar ajo për shtëpinë në të cilën jetonte me të fejuarin, aktorin australian Liam Hemsworth.

Nga zjarri i fundit që ka përfshirë Kaliforninë kanë vdekur 30 persona.