Shtëpia mund të vlejë miliona vetëm se Bansky pikturoi një mur të saj

Shtëpia mund të vlejë miliona vetëm se Bansky pikturoi një mur të saj

Pronari i një shtëpie në Bristol, ku brenda natës u shfaq një mural i artistit anonim Banksy, ka tërhequr atë nga shitja pasi tani mund të vlejë deri në pesë milion paund, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

57 vjeçarja, Aileen Maikin ka në pronësi shtëpinë që më parë kishte vlerën prej 300 mijë paundësh në treg, vlera e së cilës u katapultua në miliona pas muralit.

Ajo ishte gati të firmoste dokumentet e shitjes, por u distancua nga vendimi pasi artisti konfirmoi se murali në murin e asaj shtëpie është vepër e tij.

Vepra “The Aachoo!!” u shfaq brenda natës në anën e shtëpisë së Aileen Park Street e cila ndodhet përgjatë Vale Street në Totterdown  më 10 dhjetor.

Rruga në Bristol, qyteti i dyshuar i vendlindjes së artistit anonim, besohet të jetë rruga më e pjerrët në Angli.

Imazhi duket se tregon një pensioniste, teshtima e së cilës po rrëzon ndërtesa, një efekt i krijuar nga spërkatja e tij në anën e shtëpisë. /Insajderi.com