Shtëpia në të cilën është e ndaluar të përmendet Ronaldo

Shtëpia në të cilën është e ndaluar të përmendet Ronaldo

Të shtunën në mbrëmje takohen Fiorentina – Juventus. Për këtë ndeshje ka folur edhe bashkëshortja e ish-mesfushorit të skuadrës nga Firenca, Borja Valero, por ajo nuk ka dashur të flasë për Cristiano Ronaldon.  “Ai emër është i ndaluar në shtëpinë tonë”, ka thënë Viola nation.

Borja ishte i preferuari i tifozëve “vjollcë” para se të shitej tek Interi verën e shkuar, dhe luajti në fitoren e famshme 4-2 kundër bardhezinjve në vitin 2013. “O zot…duhet t’u tregoj për atë fitore 4-2. Isha disamuajshe shtatzënë me Lucian dhe gjinekologu më tha se duhet të isha e qetë pasi kisha filluar të kisha kontraksione. Por, bëra të kundërtën, në stadium u hodha përpjetë dhe festova si asnjëherë më parë. Më kujtohet çdo moment, madje edhe fytyrat e njerëzve që ishin ulur pranë meje. Është e pa mundur ta harrosh. Kur Borja doli nga dhoma e zhveshjes nuk pushonte së foluri për asnjë sekondë! Ai është një person i qetë, por atë ditë ishte shumë i lumtur”.

Fiorentina do të përballet me Juventusi-n mbrëmjen e së shtunës, por bardhezinjtë kanë edhe Cristiano Ronaldon tani… “Kë? Ai emër është i ndaluar në familjen tonë! Kur ai u largua nga Reali, Alvaro, djali ynë, na ndaloi që ta përmendnim atë emër. Ai ishte idhulli i tij”, tregon Viola.

Skuadra “Vjollcë” mund t’i bëjë një nder ekipit aktual të Borja-s në ndeshjen e së shtunës. “Le të shpresojmë që ata do të na e bëjnë këtë dhuratë! Jam e sigurt që do ketë spektakël. Ne e kuptuam menjëherë se Inter dhe Fiorentina e kanë këtë të përbashkët, por mbi të gjitha, edhe Alvaro dhe Lucia e vunë re këtë gjë. Kur dëgjuarin njerëzit duke ofenduar Juventusin, u ndjenë si në shtëpi”../INSPORTI