Shtëpitë e letrave shemben kollaj

Shtëpitë e letrave shemben kollaj

Problemi me një shtëpi letrash është se ajo shembet kollaj. Në një intervistë të botuar nga Buzzfeed në 29 tetor, aktori Anthony Rapp akuzoi yllin e “House of Cards”, Kevin Spacey, se ishte përpjekur të bënte seks me të kur kishte qenë 14 vjeç. Po atë mbrëmje, Spacey u përgjigj në Twitter, duke thënë se “nuk e mbante mend takimin” dhe më pas pranoi publikisht se është homoseksual.

Deklarata e tij shkaktoi një furtunë kritikash nga komuniteti LGBT, duke përfshirë aktorët Billy Eichner dhe Zachary Quinto, të cilët përdorën edhe ata Twitterin për të kritikuar Spaceyn, se ka përdorur seksualitetin e tij si justifikim, si dhe të sugjerojnë që ai zgjodhi ta shpallë publikisht për herë të parë, me qëllim që të largojë vëmendjen nga akuzat e Rapp për ngacmim seksual.

Një ditë më pas, drejtuesit e Netflix, shërbimit televiziv që transmeton serialin e famshëm, si dhe MRC, kompania që prodhon serialin, fluturuan me urgjencë në vendxhirimin e House of Cards në Baltimore, për të takuar aktorët dhe regjisorët.

Po atë ditë, dy kompanitë nxorrën dy deklarata: në njërën, ku thoshin se ishin “thellësisht të shqetësuara” nga akuzat në drejtim të Spaceyt; dhe në të dytën, se sezoni që është duke u xhiruar aktualisht do të jetë i fudnit. Ndërkohë që shumëkush në Hollywood spekuloi në lidhje me të ardhmen e serialit, kompanitë nxorrën një deklaratë të tretë në 31 tetor: “MRC dhe Netflix kanë vendosur që të pezullojnë prodhimin e House of Cards, sezoni gjashtë, deri në një njoftim të dytë, për të marrë kohë për rishikimin e situatës aktuale si dhe për të adresuar shqetësimet e regjisorëve dhe aktorëve”.

Mbetet e paqartë nëse do të ngrihen padi kundër Spaceyt, por pozicioni i tij në Hollywood, sipas disa njerëzve të brendshëm, është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme. “Unë mendoj se Z. Spacey ka probleme serioze për të ecur përpara”, thotë një agjent. “Netflix u tregua i shpejtë dhe brutal dhe mund t’i ketë dhënë fund atij”.

Po sezoni i fundit i serialit aq të ndjekur? Ai kishte dy javë që xhirohej kur u pezullua, që do të thotë se shumica, në mos i gjithë sezoni ishte paracaktuar tashmë dhe shumë prej episodeve janë shkruar tërësisht.

Kështu që, nëse regjisorëve dhe skenaristëve do u duhet të ndryshojnë House of Cards apo përfshirjen e Spaceyt, atyre do u duhet të kthehen në fillim – në faqen e parë, shkruan Bota.al.

“Eshtë shumë vonë për të hedhur në erë serialin”, thotë një personazh i serialeve televizive. “Por ata mund të rishkruajnë gjithçka, në varësi të faktit se sa shumë Spacey ishte mnduar të ishte pjesë e sezonit, dhe sa shumë janë të gatshëm të shpenzojnë, për ta mbajtur prodhimin mbyllur deri kur të kenë gjetur një zgjidhje”.