Shtetet në luftë: Azerbajxhani dhe Armenia nisin bisedimet në Gjenevë

Shtetet në luftë: Azerbajxhani dhe Armenia nisin bisedimet në Gjenevë

Shteti i Armenisë dhe i Azerbajxhanit, nën ndërmjetësimin e “Grupit të Miniskut” kanë filluar bisedimet në Gjenevë, për të gjetur një zgjidhje rreth konfliktit të armatosur për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakhut, që ka shkaktuar qindra vdekje të ushtarëve dhe civilëve, njofton Insajderi.

Të dyja vendet kanë arritur tri armëpushime, mirëpo asnjërit nuk i janë përmbajtur – kështu duke bërë që shtetet si Franca, Rusia dhe Amerika, të angazhohen në krijimin e një paqe të qëndrueshme.

“Grupi i Minskut” është një nismë diplomatike që ka për qëllim zgjidhjen e këtij konflikti, që daton që prej vitit 1988, në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Grupi ka thënë se në takimin e Gjenevës do të merren “të gjithë hapat e nevojshëm për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit”.

Luftime e fundit, po konsiderohen si më të ashprat që prej armëpushimit të vitit 1994, që i dha fund luftës ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për statusin e rajonit të Nagorno Karabakhut.

Nagorno Karabaku ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por ky rajon kontrollohet nga armenët etnikë – që kanë mbështetjen e Jerevanit – që prej vitit 1994./Insajderi.com.