Dhjetëra anëtarë të opozitës politike në Turqi u arrestuan të mërkurën për arsye se protestuan dhe kontestuan në legjitimitetin e referendumit të ditës së dielë, për të zgjeruar kompetencat e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Erdogan, fitoi me 51.4 % por protestuesit kanë marshuar në rrugët çdo natë prej se është kanë dalë rezultatet, për të demonstruar kundër asaj që ata pohojnë se ishte një proces i manipuluar.
Pas paralajmërimeve nga Erdogani, së paku 38 persona të akuzuar për pjesëmarrje në protestë u arrestuan në mëngjesin e ditës së mërkurë përmes një urdhër arresti të lëshuar nga shteti, sipas prononcimeve të avokatëve dhe të afërmve të arrestuar.
Pavarësisht arrestimeve, qindra njerëz u mblodhën në disa qytete anembanë Turqisë të mërkurën mbrëma, raporton gazeta NY times.
“Për 5 vitet e fundit ata janë munduar që Turqinë ta kthejnë në një perandori të frikës”, tha Serhat, 27, pjesëtar i protestës së Stambollit, i cili kërkoi që mbiemri i tij mos të publikohet, nga frika prej arrestimit.
“Por gjithmonë do të ketë njerëz që nuk duan të përkulen para tyre”, shtoi Serhat.
Në muajt e fundit, edhe pse dhjetëra mijëra njerëz janë dënuar për arsye politike në Turqi, këto ishin prej arrestimeve të para politike të raportuara që nga referendumi.
Abdurrahman Atalay, një aktivist i shquar politik në Turqi u arrestua gjithashtu, pasi që Atalay ka paraqitur ankesë kundër rezultatit të referendumit. Nipi i tij, tha se policia i kishte thënë Atalay se ai ishte i akuzuar për “nxitje të urrejtjes mes njerëzve duke pretenduar se rezultatit i referendumit është i dyshimtë.”