Shteti i Egjiptit liron blogerin satirik Shadi Abu Zeid pas dy vitesh në paraburgim

Shteti i Egjiptit liron blogerin satirik Shadi Abu Zeid pas dy vitesh në paraburgim

Një bloger dhe satirist egjiptian është liruar pas më shumë se dy vitesh në paraburgim.

Shadi Abu Zeid, 27 vjeç, u arrestua në maj 2018 me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme dhe të qenit pjesë e një grupi terrorist.

Puna e tij u përqëndrua në paragjykimet në fe dhe seksualitet brenda familjes egjiptiane.

Në vitet e fundit qindra aktivistë dhe blogerë janë dënuar për përhapje të lajme të rreme dhe për ndihmë ndaj grupit tashmë të ndaluar të Vëllazërisë Myslimane.

Abu Zeid filloi publikimin e programit të tij satirik, The Rich Content në YouTube dhe Facebook në 2015.

Aty paraqiteshin komente satirike dhe intervista në rrugë duke theksuar një larmi çështjesh sociale, të tilla si paragjykimi fetar dhe ngacmimi seksual.

Familja e tij postoi një foto që e tregon atë të ribashkuar me të dashurit e tij pas lirimit të tij të shtunën.

Ai do të jetë ende në liri me kusht dhe duhet të shkojë në një stacion policie çdo javë./Insajderi.com

Burimi: BBC News