Shteti i Virginias në SHBA ka shfuqizuar dënimin me vdekje

Shteti i Virginias në SHBA ka shfuqizuar dënimin me vdekje

Shteti amerikan Virginia ka shfuqizuar dënimin me vdekje pasi Demokratët fituan shumicën në asamblenë e këtij shteti, transmeton Insajderi.

Guvernatori demokrat Ralph Northern nënshkroi projektligjin që ndalon dënimin me vdekje të miratuar nga legjislatura e shtetit, duke thënë se ky hap “është një gjë morale për ta bërë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Virginia është shteti i 23-të në vend që ndalon ekzekutimin dhe i pari midis shteteve të jugut që e përdorën gjerësisht këtë dënim.

Që nga themelimi i saj në vitin 1608, Virginia renditej e para në mesin 50 shteteve në vend, me afër 1.400 dënime me vdekje. /Insajderi.com