Shteti Islamik vret dy ushtarë turq

Shteti Islamik vret dy ushtarë turq

Dy ushtarë turq janë vrarë nga Shteti Islamik gjatë përleshjeve në veri të Sirisë, ka njoftuar ushtria turke.

Poashtu, njoftohet se pesë ushtarë të tjerë janë lënduar pas një sulmi me raketë mbi tanket turke, thuhet në një deklaratë për media të lëshuar nga ushtria, njofton BBC.

Këta ushtarë të vrarë besohet se janë të parë që kur Turqia filloi operacionet në brendësi të Sirisë rreth dy javë më parë.

Sulmi ka ndodhur afër fshatit al-Ëaqf, thuhet tutje në komunikatë.

Ushtria turke ka si cak në Siri Shtetin Islamik, por ata kanë sulmuar edhe luftëtarë kurd në të njëjtin regjion./Insajderi.com