Shteti që miratoi ligjin kundër lajmeve të rrejshme – shkelësit rrezikojnë deri në 6 vjet burgim

Shteti që miratoi ligjin kundër lajmeve të rrejshme – shkelësit rrezikojnë deri në 6 vjet burgim

Malajzia të hënën miratoi një ligj kundër “lajmeve të rrejshme” që parasheh burgim deri në gjashtë vjet për shkelësit e këtij ligji.

Qeveria e kryeministrit Najib Razak siguroi një shumicë të thjeshtë në parlament për të miratuar projektligjin “Anti Fake News 2018”, i cili përcakton gjoba deri në 500,000 ringgit (123,000 euro) dhe një maksimum prej gjashtë vitesh burgim.

Qeveria tha se ligji nuk do të cenojë lirinë e fjalës dhe rastet nën të do të trajtoheshin përmes një procesi gjyqësor të pavarur.

“Ky ligj ka për qëllim të mbrojë publikun nga përhapja e lajmeve të rreme, duke lejuar lirinë e fjalës siç parashihet me kushtetutë”, tha ministri i drejtësisë Azalina Othman Said. /Insajderi.com