Shteti që po kërkon dënim me vdekje për përdhunim të vajzave nën 12-vjeç

Shteti që po kërkon dënim me vdekje për përdhunim të vajzave nën 12-vjeç

Qeveria indiane ka marrë vendim për dënim me vdekje për të dënuarit për përdhunim të vajzave nën 12 vjeç, me qëllim të luftës kundër rritjes së krimit mbi gratë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dekreti i dërgohet presidentit për miratim. Vendimi kërkon edhe votimin në Parlament në afat prej gjashtë muaj që vendimi të bëhet i ligjshëm.

Vendimi vijoi për shkak të trazirave pas përdhunimit të fundit brutal dhe vrasjes së një vajze tetë vjeçare në shtetin Jammu-Kashmir.

Protestat për shkak të përdhunimeve dhe vrasjeve në Neë Delhi nga viti 2012 solli rritjen e dënimit me burg për përdhunuesit në 20 vite.