Përveç femër dhe mashkull, një opsion i tretë gjinor do të shtohet në pasaporta. Opsioni gjinor “X” do të shtohet në pasaportat e Kanadasë.
Ahmed Huseen, ministri për imigracionin i Kanadasë, njoftoi se gjinia “X” në pasaporta do të hyjë në fuqi që nga 31 gushti.
“Duke futur përcaktimin X të gjinisë në dokumentet e lëshuara nga qeveria jonë, ne bëjmë një hap të rëndësishëm drejt avancimit të barazisë për të gjithë kanadezët pavarësisht nga identiteti gjinor”, tha ai përmes një deklarate.
Sipas njoftimit të ministrit, opsioni X në pasaportë do të bëjë më të lehtë për njerëzit që nuk identifikohen si femra apo si meshkuj, për të marrë pasaporta dhe dokumente të tjera qeveritare që e reflektojnë më mirë identitetin e tyre gjinor.
Ky veprim i qeverisë u ndërmor kryesisht për transgjinorët pas disa debateve publike për çështjet gjinore. Muaj më parë grupet e të drejtave të homoseksualëve kanë shprehur shqetësimin se transeksualët kishin frikë të udhëtonin jashtë shtetit për shkak të pyetjeve gjatë kontrollit të pasaportave, nëse janë meshkuj apo femra. Pas këtyre debateve, qeveria kanadeze mendoi opsionin gjinor “X” për ta shtuar në pasaportat e saj, për të gjithë ata transgjinorë që kanë pasur probleme të këtij aspekti.