Shtohet numri i sportistëve të infektuar, izolohet delegacioni çek

Shtohet numri i sportistëve të infektuar, izolohet delegacioni çek

Varianti “Delta” i Coronavirusit po shkakton probleme të mëdha për sportistët në Tokio para fillimit zyrtar të Lojërave Olimpike, shkruan Insajderi.

Shumë persona janë vaksinuar, por shumë të tjerë po rezultojnë pozitiv me Covid-19.

Një tjetër sportist i Ekipit Olimpik të Çekisë ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Pas Ondrej Perusic dhe Simon Nausch, të dy sportist në volejbollin e plazhit, ka rezultuar pozitiv edhe Pavel Sirucek, i cili garon në sportin e ping-pongut.

“Jemi të gjithë në izloim për shkak të infektimeve të fundit”, u shpreh Martin Doktor, shefi i delegacionit çek.

Numri i të infektuarve më COVID-19 në Fshatin Olimpik të Tokios vetëm sa po vjen e rritet.

Nga ana tjetër, i pari i OBSH-së, Tedros Adhenom Ghebreyesus, ka thënë se Lojërat Olimpike nuk duhet të anulohen, ani pse sportistët po rezultojnë pozitiv, kjo sepse sipas tij rreziku është i paevitueshëm./Insajderi.com