Shtyhen zgjedhjet për President të Barcelonës

Shtyhen zgjedhjet për President të Barcelonës

Klubi i Barcelonës ka shtyrë ditën e zgjedhjeve për President, njofton Insajderi.

Ky lajm vjen si pasojë e rritjeve të rasteve të shumta të infektimeve me Coronavirus dhe bëri që qeveria spanjolle pas një takimi me drejtuesit blaugrana të shtynin datën e zgjedhjes së presidentit të ri.

Dita e zgjedhjeve për presidentin më të ri të klubit blaugrana ishte e programuar të mbahej më 24 janar 2021, por pas rasteve të shumta bëri që qeveria të reflektojë dhe të ulet në tryezë për t’a shtyrë këtë datë dhe nuk dihet ende se kur do të jetë data tjetër e propozuar. /Insajderi.com