
Ramiz Brahimaj nuk do të mund të debutojë në UFC, të paktën përkohësisht, njofton Insajderi.
Brahimaj do të shkelte këmbë për herë të parë në oktogonin e UFC nesër, e shtunë, por i është dashur ta anulojë, pasi një person nga eikipi i tij ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Brahimaj do ndeshej me Takashi Sato, por UFC lajmëroi se Brahimaj duhet të hiqet nga karta e së shtunës dhe se do të zëvendësohet me Jason Witt.
Insajderi ka raportuar për historinë e Brahimajt dhe momentin e shumë pritur për t’u ndeshur në UFC./Insajderi.com