
Kampionati i ri i garave në futsal është shtyrë për kohë të pacaktuar, shkaku për këtë shtyrje është bërë përhapja e pandemisë Covid 19 në Kosovë.
Klubi i FC Prishtina, ka publikuar njoftimin e marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku njoftohet se kampionati do të shtyhet.
“Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se ka ndryshuar datën e hedhjes së shortit nga data 5 e cila ishte planifikuar tani do të jetë data 12 shtator, dhe rrjedhimit fillimi i edicionit i planifikuar me datën 12 Shtator do të shtyhet në afat të pacaktuar”, thuhet në njoftim, transmeton Insajderi.
Kampionati I Kosovës në futsal, është një nga kampionatet më të forta në Ballkan dhe interesimi për të, është duke vazhduar të rritet./Insajderi.com.