Shtyhet Kampionati Botëror për femra U-17 dhe U-20 për vitin 2022

Shtyhet Kampionati Botëror për femra U-17 dhe U-20 për vitin 2022

Kampionati Botëror në futboll për femra në kategorinë U-17 dhe U-20 nuk do të mbahet vitin e ardhshëm, njoftoi FIFA, njofton Insajderi.

Ngjarjet fillimisht u planifikuan për këtë vit, por u shtynë për vitin 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19.

FIFA në deklaratën e saj sqaroi se që të dy turnet për kategoritë e reja për femra tani do të mbahen në vitin 2022.

Më tej thuhet se janë mbajtur konsultime të gjera rreth kësaj çështje dhe vendimi ishte në përputhje me qasjen e FIFA-s “fillimisht shëndeti dhe siguria”.

Sipas deklaratës, të drejtat e organizimit për eventin e vitit 2022 “do t’u ofrohen vendeve që do të organizojnë garën e vitit 2020”.

Kosta Rika është miratuar si nikoqire e Kupës Botërore të FIFA-s për femra U-20 në vitin 2022 ndërsa India do të presë Kupën Botërore të FIFA-s për femrat U-17 në vitin 2022, shtohet në deklaratë. /Insajderi.com