Boksieri shqiptar, Florian Marku ka njoftuar se meçi i tij kundër Maxim Prodan është shtyrë, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marku përmes rrjetit social “Facebook”.
Sipas tij, arsyeja e shtyerjes së këtij meçi është lëndimi që ka pësuar së fundmi, gjë që do t’ia pamundësojë atij të jetë i aftë të përballen me Prodan
Marku theksoi se kjo ndeshje me shumë gjasë do të zhvillohet në muajin shtator dhe për këtë do të njoftoj ai vetë për datën e saktë.
Kjo përballje ishte paraparë të zhvillohet më shtatë shtator, por u shtye pikërishtë për shkak të lëndimit të Florian Markut./Insajderi.com