Shtyhet mundësia për tërheqjen e 10% të trustit

Shtyhet mundësia për tërheqjen e 10% të trustit

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk ka arritur të kalojë as në këtë seancë plenare.

Kjo pasi nuk kishte korum të mjaftueshëm që të hidhej në votim.

Në këtë projektligj ishte paraparë edhe mundësia e tërheqja e 10% të trustit pensional, njofton Insajderi.

Në seancën tjetër do të tentohet përsëri që të kalohet ky projektligj.

Pako për Rimëkëmbje Ekonomike është mekanizëm shtetëror si përgjigje ndaj krizës ekonomike të cilën e ka shkaktuar pandemia COVID-19. /Insajderi.com