Tashmë është zyrtare, sfida midis Torinos dhe Sassuolo-s e cila ishte në program të zhvillohej ditën e nesërme (të premten) në stadiumin “Olimpico-La Grande Torino” me fillim nga ora 20:45, është anuluar, njofton Insajderi.
Këtë vendim e mori Liga e Serisë A italiane për arsye se skuadra piemonteze është bërë një vatër e “nxehtë” e Coronavirusit, dhe thuhej se disa nga rastet e skuadrës ‘granata’ kanë qenë me variantin e ri britanik të COVID-19.
Këtë lajm e ka publikuar vetë Liga e Serisë A me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare. Vlen të theksohet se ky takim ka një datë të re, dhe do të zhvillohet të mërkurën e 17 marsit me fillim nga ora 15:00. /Insajderi.com