Barcelona duhet të lirojë nga paga 200 milion euro për të rinovuar me Messin, transmeton Insajderi.
Vazhdimi i kontratës së argjentinasit, sjell shumë përfitime financiare në klub, për shkak të sponsorizimit në numër për të.
Fatura e borxheve te Barcelona tani kap shifrën e 110 përqind të të ardhurave, derisa rregulli i fair-play thotë se kufiri është 70 përqind.
Joan Laporta paralajmëroi tashmë se situate ishte e komplikuar, për këtë arsye, katalanasit po punojnë për e largimeve të lojtarëve, duke bërë që rinovimi për 34 vjeçarin të mos vonohet.
Aktualisht, Messi ka pagë prej 70 milion euro në vit./insajderi.com