Shumë dyshime dhe skepticizëm për “vaksinën ruse” anti-COVID’19

Shumë dyshime dhe skepticizëm për “vaksinën ruse” anti-COVID’19

Skepticizmi rreth lajmit se Rusia e ka zhvilluar vaksinën kundër COVID-19 po rritet, pasi shumë zyrtarë shëndetësorë nëpër botë po kanë dyshime, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, befasoi komunitetin mjekësor të martën, kur njoftoi se kanë regjistruar vaksinën e parë për COVID-19 pas dy muajsh testime.

Putin e prezantoi vaksinën si e para në botë, por sekretari i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alex Azar, ka dyshime për pretendimet e Rusisë.

Ai tha se zhvillimi i vaksinës nuk është një garë, dhe se efektiviteti dhe siguria e saj janë më të rëndësishme se shpejtësia.

Ndërsa doktori Anthony Fauci, tha se ka dyshime serioze rreth vaksinës ruse.

“Shpresoj se rusët në të vërtetë e kanë provuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës”, pohoi ai.

Vetë SHBA-të pretendojnë të kenë 300 milionë doza të vaksinës anti-COVID’19 “të sigurta dhe të efektshme”, në janar të vitit 2021.

Kritika për Rusinë ka pasur edhe nga Evropa. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Sphan, paralajmëroi se do të jetë rrezik vaksinimi i milionave nëse ajo nuk është testuar për sigurinë e saj fillimisht./Insajderi.com