
Chelsea dhe Malmo do të takohen ndërmjet vete, me fillim nga ora 18-45, në kudër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në prag të kësaj ndeshje, loninezët kanë publikuar formaconin zyrtar, në të cilin shihen disa ndryshime, shkruan Insajderi.com.
Nga minuta e parë, trajneri gjerman ka vendosur të i besojë mesfushorit anglez, Ruben Loftus-Cheek.
Shtatëgjati duket që i ka lënë lëndimet prapra krahëve dhe po rikthehet në elementin e tij më të mirë.
Nga minuta e parë në këtë takim do të luajë edhe kapiteni, Cezar Azpilicueta, ndërsa në bankën rezervë është Recee James.

Formacioni startues i Chelseat – në mënyrë grafike
Po ashtu, Marcus Alonoso e nisë këtë ndeshje prej fillimit, kurese në pankinë mbetet Ben Chiwell.
Për shkak të lëndimit, në këtë takim nuk është i gatshëm, sulmuesi belg, Romelu Lukaku dhe në vend të tij është inkuadruar, Timo Werner.
Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, londinezët gjenden në pozitën e dytë në Grupin H, me gjashtë pikë, kurse Malmo është në vendin e fundit, me tre humbje-në tre lojë të zhvilluara.
Lider në këtë grup është Juventusi, që ka tre fitore në po aq takime./Insajderi.com