Shumë shpejt Koeman nënshkruan me Barcelonën

Shumë shpejt Koeman nënshkruan me Barcelonën

Pas humbjes tronditëse nga Bayerni me rezultat 2-8 në çerekfinale, Barcelona, ka marrë hapin e parë të reformimit në skuadër.

Klubi shkarkoi trajnerin, Quique Setién, dhe tani pritet që në vend të tij të emerohet, Ronald Koeman.

Strategu do të nënshkruajë sot ose nesër me klubin e Barcelonës, raporton Mundo Deportivo.

Trajneri holandez, Koeman, pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me ish-klubin e tij si futbollist. /Insajderi.com/